“Ëndrra ime është që të vazhdoj shkollimin”. Kështu kishte shkruar Gramoza Bytyçi në vitin 2009 për revistën e shkollës fillore “Dy dëshmorët” në Arbanas të Prizrenit, në të cilën ajo kishte qenë nxënëse deri në përfundim të klasës së nëntë, shkruan sot KD.
Por dëshira e saj nuk iu realizua. Kjo, meqë Gramoza me të përfunduar shkollën fillore u detyrua të ndërpresë mësimin për t’i ndihmuar familjes së saj, e cila jetonte në kushte të rënda ekonomike.
“Kushtet”, ka thënë ajo prerë për gazetën, duke folur për rrethanat kur kishte marrë vendimin për ta lënë shkollën që e donte aq shumë. “Babi pa punë, nëna pa punë. Babi ka qenë edhe shumë i sëmurë nga një infeksion në veshka, e unë thjesht nuk kam dashur që të bëhem barrë e askujt…”, ndërpreu rrëfimin për të fshirë lotët që ia përshkonin fytyrën. “Nuk ka asgjë më rëndë sesa me i kërkuar dikujt para”, vazhdoi ajo.
Vetëm në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor, shkollën e mesme, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, e kanë braktisur 775 nxënës, përcjell koha.net. Edhe këtë vit për nga numri i braktisjes dominojnë djemtë.
Ky fakt, sipas Dukagjin Pupovcit, është tregues se braktisja po ndodh për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
Nga MASHT-i thonë se janë të shqetësuar me të dhënat aktuale, por nuk flasin për zgjidhje konkrete të problematikës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?