Google ADS

57 shkolla furnizohen me kabinete të teknologjisë informative

07:19 | 19 Qershor 2015
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes përfaqësuesve të DKA-ve dhe Projektit “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe Mësimi Elektronik në Arsim-faza II”.

Me këtë marrëveshje, do të furnizohen 57 shkolla me kabinete të teknologjisë informative, të cilat financohen nga Bashkimi Europian.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes bëhet nesër (e premte), 19 qershor 2015, në ambientet e MAShT (kati IV), me fillim në orën 11:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme