500 studentë të UP-së do të kryejnë praktikën në Ministri të Kulturës

10:51 | 13 Korrik 2016
Arbresh.info

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marian Dema ka pritur në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, me të cilin kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, ku 500 studentë të UP-së do të kryejnë punën praktike në këtë Ministri.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala tha se studentët do të kompensohen për punën e tyre.  Kjo marrëveshje, nga e cila do të përfitojnë 500 studentë, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme