Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA alarmon publikun kosovar për situatën e jashtëzakonshme në Universitetin e Prishtinës, respektivisht për procesin e avancimit të profesorëve.
Në mbledhjen e caktuar për datën 31 maj 2017, ditën e mërkurë, Senati ka planifikuar që t’i çojë në proces të avancimit 45 profesorë për t’iu dhënë atyre gradën e fundit dhe të përhershme akademike, atë të profesorit të rregullt.
ORCA është e shqetësuar me raportet pozitive që janë dhënë për 43 nga 45 kandidatët ndërkohë që ORCA ka hulumtuar punën e tyre shkencore.
“Për 40 kandidatë nuk është dëshmuar se i plotësojnë kriteret e Statutit të UP-së nga neni 175, pika 1.2.1 ku kërkohen të paktën 5 punime shkencore; ose nga pika 1.2.7 e cila kërkon udhëheqje të temave të master dhe doktoratës. Ndërsa, për 3 të tjerë nuk ka evidenca të mjaftueshme se i plotësojnë kriteret e Statutit të UP-së nga neni 175, pika 1.2.7 e cila kërkon udhëheqje të temave të master dhe doktoratës”, transmeton arbresh.info.
“Moszbatimi i kritereve në këtë rast do të prodhojë 43 profesorë të cilët do të kenë kontrata të përhershme dhe ndaj të cilëve nuk do të kërkohet më punë shkencore, që do të thotë se 43 profesorët e graduar pa i përmbushur kriteret nuk do të jenë më subjekt i asnjë shqyrtimi profesional, akademik dhe etik. Kjo situatë e çon Universitetin e Prishtinës dhe kualitetin e arsimit brenda tij drejt një shkatërrimi sistematik i cili do të prodhojë një katastrofë arsimore, profesionale e akademike në vend”, vazhdon njoftimi.
ORCA i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që përmes mekanizmave të saj ligjor të sigurohet që ligjet e vendit dhe Statuti i UP-së i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të zbatohen në përpikmëri.
ORCA thërret shoqërinë civile dhe organizatat studentore për mobilizim dhe vigjilencë ashtuqë në Universitetin e Prishtinës të mos instalohen njerëz jokompetentë në pamundësi për t’i kontestuar më./Arbresh.info.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...