4 mijë studentë më pak se vjet në UP

19:55 | 2 Korrik 2015
M. A.

Vetëm 8 mijë studentë të rinj do kenë mundësinë të bëhen pjesë e Universitetit Publik të Prishtinës për këtë vit akademik, për dallim nga viti i kaluar, kur ky numër ishte 12 mijë, raporton KTV.

Ky reduktim i numrit të studentëve për t’u pranuar në këtë universitet vjen pas rekomandimeve të Komisionit Kombëtar për Cilësi, që ky i fundit i ka bërë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Por, nuk do jetë vetëm numri i reduktuar ndryshimi i vetëm.

Edhe pragu i kalueshmërisë në provimin pranues në Universitetin e Prishtinës është ngritur në 40%, ndryshe nga 30% që ishte në të kaluarën.

Por jo nga të gjithë studentët po pranohet një ndryshim i tillë.

Ndryshe mendon Rron Gjinovci, nga shoqëria civile, i cili përveç që përkrah një vendim të tillë, ai kërkon që të rritet numri i stafit akademik.

Sipas disa propozimeve në Senat, pritet që edhe numri i rezervuar për studentët nga minoritet dhe ata nga Lugina e Preshevës të ketë ndryshime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme