315 pako të materialit higjenik dhe dezinfektues, e 19 mijë maska shpërndahen në shkollat e Mitrovicës

12:02 | 14 Shtator 2020
arbresh.info

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që të respektohen të gjitha rekomandimet e dhëna sipas Udhëzuesit të Ministrisë së Arsimit, për ruajtje të shëndet të fëmijëve.

“Të punohet me zell të madh në edukimin e këtyre gjeneratave të cilët janë e ardhmja e vendit tonë”, tha Bahtiri gjatë vizitës në gjimnazin “Frang Bardhi”.

Aty u bë e ditur se në bashkëpunim me UNICEF-in janë siguruar dhe shpërndarë një sasi të konsiderueshme 315 pako të materialit higjenik dhe dezinfektues. Gjithashtu, kemi siguruar dhe shpërndarë 19.000 maska për të gjithë nxënësit tanë duke përfshirë edhe ata në shkollat shqipe në veri të vendit.

Ndërkaq drejtori i DKA-së, Egzon Jashari, ka theksuar se në koordinim të përbashkët me institucionet edukative-arsimore janë bërë përgatitjet e domosdoshme, duke përfshirë dezinfektimin lokal të objekteve shkollore, sigurimin e termometrave digjital për matjen e temperaturës, themelimin e Taks-Forcave të shkollave si dhe hartimin e Planeve të Veprimit sipas Udhëzuesit të Përgjithshëm të MASH-it.

“Janë shpërndarë rreth 185.000 tekste shkollore për 31 institucione edukative-arsimore publike, përfshirë këtu edhe tri shkollat shqipe në tri komunat në veri të vendit dhe për gjashtë institucionet edukative-arsimore private. Në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik – Mitrovicë kemi siguruar 90 teste PCR për testim të mësimdhënësve të të gjitha institucioneve edukative-arsimore të komunës së Mitrovicës. Fatmirësisht, të gjithë mësimdhënësit e testuar më datë 08.09.2020 kanë dal negativë”, ka thënë drejtor Jashari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme