Google ADS

3 mijë e 600 studentë nesër vendosen në konvikte

00:31 | 23 Shtator 2016
Arbresh.info

Nesër do të publikohen rezultatet e aplikimeve të studentëve të cilët do të jenë pjesë e Qendrës Studentore në Prishtinë.

Për të diskutuar rreth kësaj qështje i ftuar në Kosova Direkt është drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta.

Sfishta tregoi që nesër do të publikohet lista dhe se gjithçka është gati në këtë qendër për pritjen e studentëve.

“Aplikimi ka filluar me pesë shtator dhe ka qenë i hapur për dhjetë ditë, ndërsa risi kësaj radhe është që forma e aplikimit ka qenë online.”

“Numri i studentëve që kanë aplikuar është 7,200 ndërsa do të pranohen 3,600 student.”

Për më tepër Sfishta tregoi që studentët të cilët nuk do të pranohen kanë të drejtë që të përdorin menzën e cila ka kapacitet për 5,000 persona.

Ndër të tjera Sfishta tha që në procesin e përzgjedhjes përparesi kanë pasur femijët e deshmorëve, invalidëve të luftës, femijët nga familjet që jetojnë me asistencë sociale dhe ata me nevoja të veçanta.

Ndërsa në qoftë se dikush është i pakënaqur me këtë përzgjedhje mund të ankohet në datat 26 dhe 27 shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme