Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyri, me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë, vizitoi Shkollën Fillore “Elena Gjika”, në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Me këtë rast Ministri Bytyqi tha se janë mbi 27 mijë semimaturantë që sot po i nënshtrohen këtij testi në tërë Kosovën.
“Po shpresojmë qe ky test të kalojë mirë dhe nxënësit të arrijnë sukses në mënyrë që të marrin sa më shumë pikë. Në tërë vendin këtij testi janë duke ju nënshtruar rreth 27 mijë nxënës . Unë ju uroj suksese dhe shpresoj që të marrin pikët e merituara”.
Jonuz Salihu drejtor i DKAS tha se në tërë Prishtinën janë duke marrë pjesë rreth 3000 nxënës në testin e arritshmërisë.
“Janë mbi 3000 nxënës që po marrin pjesë në këtë test në Prishtinë ndërsa janë rreth 11 qendra ku po zhvillohet ky test. Ne presim që të ngrisim arritshmerinë nga ky test në 80 për qind dhe shpresojmë që këtë vit do të dalim më mirë në këtë test”.
Ministri i Arsimit tha se rezultatet e testit priten të publikohen brenda pak ditëve./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...