Istogut dhe Klinës i mungojnë 212 nxënës që llogariten si braktisës të shkollimit. Ndërsa në Pejë nuk kanë shifra as të këtij viti shkollor e as të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Në shkolla të mesme dhe fillore të Klinës janë hiç më pak se 135 nxënës, të cilët janë jashtë bankave shkollore dhe llogariten si braktisës të shkollimit. Shifrat janë të vitit të kaluar shkollor 2013-2014, ndërkohë që për këtë vit ende nuk ka të dhëna pasi që ato sigurohen vetëm në fund të vitit shkollor.
Kjo komunë ka 9022 nxënës prej të cilëve 1.5 për qind ose 135 janë jashtë bankave shkollore. KD-ja ka kontaktuar drejtorin e Arsimit të Pejës, Besim Avdimetaj, por ai thotë të mos i kenë ende të gatshme shënimet derisa nuk i kanë as të vitit të kaluar shkollor.
Në shkolla të Istogut numri i nxënësve që kanë braktisur shkollimin është 74 prej gjithsej 8.750 nxënësve sa janë në të gjitha ciklet. Kjo konfirmohet nga zëdhënësja e kësaj komune, Jeta Balaj, duke iu referuar raportit e Drejtorisë së Arsimit. Të dhënat janë për vitin shkollor 2013-2014 derisa sivjet ende nuk janë publikuar të dhënat.
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore
Në Rripin e Gazës, 49 persona humbën jetën në 24 orë