Google ADS

21 gushti afati i fundit për studentët shqiptarë të rajonit

09:17 | 11 Gusht 2015
Arbresh.info

Të gjithë të rinjtë shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të cilët dëshirojnë që të vazhdojnë studimet e larta në Shqipërisë kanë afat deri më datë 21 gusht për të dorëzuar pranë MAS diplomat e shkollës së mesme.

Dorëzimi i këtyre diplomave është kusht për aplikimin për studime në institucionet e arsimit të lart në Shqipëri.

Ky proces përfshin të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare me kohë të plotë në ciklin e parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe në programet jouniversitare profesionale.

Ndërkohë, provimet kombëtare të arsimit bazë, sesioni i dytë, do të zhvillohen më 27, 29 dhe 31 shtator.

Më herët MAS ka njoftuar se datat për provimet kombëtare të Maturës Shtetërore, sesioni i dytë zhvillohet si vijon: gjuhë e huaj më 1 shtator, gjuhë shqipe dhe letërsi më 3 shtator, matematikë më 7 shtator dhe lënda me zgjedhje më 11 shtator.

/tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme