Deklarata e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi që të gjithë mësimdhënësit e vendit duhet të vlerësohen duke iu nënshtruar testeve, ka shkaktuar pakënaqësi tek SBASHK-u.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se çështja e testit e mësimdhënësve është diskutuar edhe në kohën e ish- ministrit Bajrami.
“Ne e kemi sqaruar edhe në të kaluarën me ministrin Bajramin çështjen e testit me mësimdhënësit. Mësimdhënësit dhe SBASHK-u nuk i frikësohen testimit se ata janë të sigurtë se ata kanë njohuri të mjaftueshme dhe njohuritë e tyre i dëshmon diploma e lëshuar nga Universitetet e Kosovës”, tha Jashari.
Sipas tij, SBASHK-u ka insistuar për hirë të procesit të arsimor që institucionet tona dhe konkretisht MASHT-i të përgatisë inspektorë profesional.
“SBASHK-u ka insistuar për hirë të procesit të arsimor që institucionet tona dhe konkretisht MASHT-i të përgatisë inspektorë profesionalë që ata të shkojnë në klasë dhe të shikojnë nga afër punën e mësimdhënësit me nxënësit, në mënyrë që të vihen lëshimet eventuale dhe bashkërisht në biseda dhe në angazhime të tejkalohen ato dobësi” u shpreh ai.
Ai ka thënë se testi është nënçmues fillimisht për diplomatë që kanë marrë profesorët e universiteteve që kanë dhënë nota dhe i kanë vlerësuar ata.
“Testi është nënçmues fillimisht për diplomat që kanë marrë për profesorët e universiteteve që kanë dhënë nota dhe i kanë vlerësuar kolegët tanë, por është nënçmues edhe për vetë mësimdhënësitë, nëse duam arsim më të mirë në Kosovë shteti ynë duhet të mobilizoj dhe të gjejë inspektor profesional dhe t’i angazhojë ata dhe të shkojnë nëpër shkolla, por ne nuk i frikësohemi përformancës së mësimdhënësve, nuk i frikësohemi që ata të jenë të vëzhguar nga afër nga njerëzit profesionalë, por nuk duam teste sepse testi është nënçmues fillimisht për diplomat dhe për vetë sistemin arsimor të Kosovës”, tha Jashari.
I pyetur se cilat janë arsyet që po kundërshtohet ky këtë vlerësim, ai ka thënën se arsimtarët nuk bënë të nënçmohen. Sipas tij, mësuesit nuk kanë diplomuar që të testohen vazhdimisht.
“Mësuesi nuk ka diplomuar që të testohet vazhdimisht , mësuesi është i përgatitur dhe atij duhet t’i ofrohen kushtet që ai dijen e vet ta tregoj edhe në të ardhmen siç po e tregon tani, me angazhimin e mësimit me nxënës “, tha ai.
Jashari ka treguar se ka biseduar edhe me ministrin e tashëm Shyqyr Bytyqi se vlerësimi i mësimdhënësve do të ishte shumë frytëdhënës duke i monitoruar dhe me vizitat e inspektorëve profesionalë.
Ndërsa njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Popovci në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se MASHT-i duhet ta organizoj testimin e mësimdhënësve.
“Nuk e di si ka menduar MASHT-i ta organizojë testimin e mësimdhënësve, por testimet e tilla mund të përdoren vetëm për të konstatuar gjendjen dhe nevojat për zhvillim profesional, e kurrsesi jo për largimin e njerëzve nga puna”, tha Popovci.
Sipas tij, SBASHK-u nuk duhet të ketë rezerva për testim të tillë.
“Prandaj, nuk shoh arsye që SBASHK-u të ketë rezerva ndaj një testimi të tillë. Megjithatë, mësimdhënia e mirë është parakushti kryesor që nxënësit të jenë të suksesshëm, prandaj duhet shfrytëzuar çdo mundësi për të mbledhur informata për cilësinë e saj. Testimi, si metodë vlerësimi, do të duhej të përdorej me rastin e pranimit të mësimdhënësve të rinj në punë, gjë që nuk ndodhë”, u shpreh ai.
Popovci ka përmendur edhe një faktor tjetër që do të ndikonte në rritjen e përgjegjësisë së mësimdhënësve.
“Një proces që do të ndikonte në rritjen e përgjegjësisë së mësimdhënësve është licencimi i tyre, i cili parashihet me Ligjin e aprovuar në vitin 2011, me udhëzime administrative dhe me Kornizën Strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve. Ky proces bazohet në vlerësimin e performancës, i cili jep informacion për punën dhe rezultatet e mësimdhënësit”, tha Pupovci.
Ai tha se përmes licencimit secili mësimdhënës vendoset në njërin nga pesë nivelet dhe do të duhej që pagat të jenë në përputhje me nivelin e licencës.
“Si duket, tek ne është me lehtë që të rriten pagat e të gjithëve sesa të bëhet një hap vendimtar drejt shpërblimit në bazë të performancës. Kuptohet, ata që nuk marrin vlerësim pozitiv të performancës e kanë një periudhë për t’u përmirësuar, dhe, nëse dështojnë, e humbin licencën” tha ai.
I pyetur se a rrezikohet Kosova të dal keq nga vlerësimi i mësimdhënësve sikurse me nxënësit në testin PISA, ai ka thënë se këto dy raste nuk mund të kenë lidhje./B.Agushi/Arbresh.info
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...