Ndonëse gjysëm vjetori i dytë i vitit shkollor ka filluar më 18 janar, janë mbi 500 nxënës që nuk i kanë shijuar ende për as një ditë bankat shkollore.
Bëhet fjalë për 15 shkollat e komunës së Kamenicës të cilat janë mbyllur si pasoj e reformës në arsim të bërë në atë komunë nga Kryetari Qëndron Kastrati, raporton arbresh.info
Lidhur më këtë shqetësim të tyre, banoret e fshatrave të Komunës së Kamenicës kanë dorëzuar një kërkesë tekë Kryeministri ën detyrë, Avdullah Hoti.
Ata janë duke kërkuar ndihmë nga Hoti që fëmijët e tyre të vazhdojnë procesin mësimor në shkollat e tyre e jo në shkollat amë ashtu siç është paraparë më reformën arsimore.
Ndryshe, nxënësit e këtyre shkollave, mësimin e kishin bojkotuar edhe në gjysëm vjetorin e parë duke shprehur revoltën për mbylljen e shkollave në fshatrat e tyre./Arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë