11 studentë nga shtete të ndryshme do të studiojnë në Kosovë për një semestër

13:23 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

11 studentë nga vende të ndryshme të botës do të studiojnë në Kosovë për një semestër.

Ata në mëngjes janë pritur nga Rektori i UP-së, Marjan Dema, njofton Klan Kosova.

Në Kosovë ardhja e këtyre studentëve nga vende, si Turqia, Brazili, Portugalia dhe të tjera është bërë e mundshme përmes programit Erasmus.

Degët që do të studiojnë ata, janë: Ekonomi, inxhinieri, gjuhë angleze, shkenca politike dhe të tjera.

Më këtë formë po bëhet e mundshme shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare mes studentëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme