Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e udhëhequr nga Kujtim Shala, ka vendosur që një shumë të majme të mjeteve ta shpenzoj për blerje të luleve.
Në kontratën që kanë bërë publike me 26 janar, vlera e planifikuar vjetore e shpenzimeve për lulet është paraparë që të jetë 10 mijë euro, raporton Gazeta Fjala.
“Furnizim me lule të freskëta, buqetë lulesh, ikebana, kurora dhe lule tjera sipas kërkesave të paraqitura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Institucioneve në vartësi të saj me rastin e takimeve te ndryshme dhe manifestimeve te ndryshme qe organizohen dhe përkrahen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, shkruan në njoftimin për dhënie të kontratës.
Fituese e tenderit është shpallur lulishtja ”Say it with flowers”, në mesin e tre operatorëve, me çmimin prej 2 mijë e 797 euro.
Kontrata është paraparë që të nëshkruhet me 1 shkurt.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A