Parlamenti Studentor dhe Këshillat Studentore ka vërejtur disa gabime të vogla që janë bërë gjatë mbajtjes së provimin pranues në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.
Përmes një komunikate për media, parlamenti Studentor në përgjithësi e vlerëson si të rregullt procesin e mbajtjes së provimit pranues me disa vërejtje teknike e disa që po përsëriten prej themelimit të UKZ-se.
“Vërejtjet tjera janë të natyrës më shumë teknike siç është rasti ne fakultetin e edukimit ku testit pranues në fillim i mungonte një fletë apo ishin me vetëm 16 pyetje, d.m.th. disa aplikant kanë përfunduar testin deri sa është ndërmarrë masa. Gjithashtu në fakultetin e edukimit njëra nga përgjigjet ka pasur dy alternativa të sakta. Në fakultetin juridik ka pasur paqartësi në alternativat e përgjigjeve në disa pyetje, shembull në vend se të jetë (a,b,c,d) ka qene (b,c,a,d ose a,c,c,d) çka ka ngatërruar kandidatët dhe se ka mundur të ndikoj drejtpërdrejt në rezultat. Në fakultetin e shkencave kompjuterike ka patur pyetje të cilat kanë qenë të hartuara gabim dhe të gjithë aplikantëve i është zënë e saktë, ndërsa disa të tjera kanë qenë shumë të paqarta për kandidatët për studentët dhe shpesh nuk ju është dhënë sqarimi i nevojshëm, në fakultetin ekonomik ka patur vërejtje në nivelin dhe formulimin e pyetjeve e alternativave d.m.th. konsiderojmë se disa pyetje kanë qenë për studentët e vitit të parë e jo per kandidatët që kanë aplikuar për të marrë statusin e Studentit”, citohet të ketë thënë kryetari i PS-së Mehmet Zylfiu.
Tejet brengosëse dhe shumë shqetësuese për Parlamentin Studentor është fakti që asnjë përfaqësues i studentëve nuk është ftuar në vëzhgim gjatë leximit të testeve me lexuesin optik dhe gjatë shqyrtimit të ankesave të bëra nga kandidatët.
Kjo për PS-në është vazhdimësi e traditës së keqe të krijuar së fundmi për çka edhe PS thotë se ka reaguar para pak kohe.
“Konsiderojmë se raportet e tilla të bashkëpunimit dhe respektimit t ë organeve të studentëve nuk janë në interes të Institucionit, përkundrazi e dëmtojnë dhe shkatërrojnë atë”, thuhet më tutje në komunikatë.
Por ka disa gjëra pozitive që Parlamenti Studentor ka vërejtur në këtë vit. Sipas Zylfiut, përgjysmimi i kandidatëve në salla në raport me vitet e kaluara ka qenë me vend dhe ka ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit po ashtu e ka lehtësuar punën e monitoruesve dhe vëzhguesve.
Këto vërejtjet të Parlamentit Studentor dhe Këshillave Studentore, në komunikatë thuhet se do të hartohen dhe do t’i paraqiten menaxhmentit të Universitetit.
Parlamenti Studentor uron që herëve tjera këto vërejtje të kihen parasysh nga ana e menaxhmentit të UKZ-së dhe të mos lejohet asnjë mundësi e dëmtimit të provimit pranues,proces ky jetik si për ne ashtu edhe për aplikantët.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...