Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Agim Spahiu kanë pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shkollimin e Vajzave“ Çifti Buçinca’’, që dhuruan donacion-bursë për katër nxënës të komunës sonë, tre të gjimnazit dhe një të shkollës profesionale, katër bursa për studentët që vijojnë studimet në kolegjin Globus, si dhe një bursë për studentët që vijojnë studimet në kolegjin AAB.
Kryetari dhe drejtori i falënderuan për këtë iniciativë dhe thanë që ndihma në vetëdijesimin e kuadrove dhe avancimin e femrës është parakusht për një shoqëri të shëndoshë dhe të zhvilluar.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e fondacionit thanë që e kanë përzgjedhur komunën e Obiliqit për t’i dhuruar bursat për shkak të punës së madhe që është duke u bërë në ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe i potencuan kriteret për ndarjen e bursave.
Sipas një komunikate të Komunës së Obiliqit, përfaqësuesit e këtij fondi kanë thënë se përfituesit e bursave duhet të jenë nxënësit dhe studentët e gjinisë femërore, rastet sociale, dhe rastet e fëmijëve jetim apo të dëshmorëve.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...