Universiteti i Prishtinës më 8 korrik do ta shpallë konkursin për regjistrim të studentëve të rinj në nivelin bachelor, derisa në të gjitha drejtimet në këtë universitet do të pranohen 8 mijë e 500 studentë të rinj.
Një lajm të tillë për KosovaPress e ka konfirmuar rektori i UP-së, Marjan Dema.
“Edhe këtu kemi plane veprimi, natyrisht plani i veprimit të realizimit të konkursit për pranimin e studentëve të rinj është bërë përshtatur me afatet e provimeve të maturës, kështu që me 8 korrik do të shpallet konkursi. Numri ende nuk e kemi miratuar në Senat, por qëllimi ynë është që të zvogëlohet numri, të zvogëlohet gjithashtu numri i programeve në mënyrë që ta rrisim cilësinë. Këto janë dy komponentë të cilat do të na ndihmojnë në këtë aspekt, kur kihet parasysh se ne i kemi edhe gjashtë universitete tjera publike duhet të ju japim edhe atyre rast të kenë studentë. Natyrisht që interesi i studentëve është për UP, por megjithatë, mua më vjen keq që UP i ka kapacitetet e limituara, qofshin hapësirat apo personeli akademik”, ka thënë ai.
Megjithatë, i pari i Universitetit të Prishtinës thotë se edhe pse nuk është vendosur për numrin e saktë të studentëve, ai do të sillet rreth 8 mijë e 500.
“Nuk dua të predikoj me numrin e studentëve në pranim, se është çështje e senatit dhe ministrit me na e pru numrin, por afërsisht 8 mijë e 500 do të sillet diku numri i studentëve të rregullt, me korrespodencë, minoritarë… çka është një gjë që ndoshta këtë vit do ta bëjmë një kërkesë ministrit që të na lejoj një kuotë për shqiptarët e Luginës dhe të Malit të Zi”, ka deklaruar rektori.
Përndryshe, Universiteti i Prishtinës bënë kërkesë për numër të studentëve të rinj që mund t’i regjistroj çdo vit akademik, të cilin pastaj ia miraton ministri i Arsimit.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...