Janë mbajtur zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës, për personelin akademik dhe jo-akademik. Këto zgjedhje erdhën si pasojë e problemeve të vazhdueshme me të cilat është ballafaquar Universiteti i Prishtinës
Në fillim të muajit dhjetor, Qeveria e Kosovës kërkoi nga Ministria e Arsimit që të dërgojë drejt zgjedhjeve të përgjithshme Universitetin e Prishtinës.
Të drejtë kandidimi në këto zgjedhje kanë pasur të gjithë profesorët, dhe nga këto rezultate pritet të dalin përfaqësuesit në nivelet e Këshillit të profesorëve të fakulteteve përkatëse, anëtarëve e këshillit nga radhët e asistentëve, anëtarët e Këshillave të fakulteteve dhe Senatit nga radhët personelit jo-akademik, dhe anëtarët e Senatit nga profesorët.
Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Marjan Demaj, deri më tani nuk është evidentuar ndonjë parregullsi
“Procesi i votimit është duke u zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme, kanë votuar deri tani mesatarisht mbi 80 përqind dhe presim se sikurse zgjedhjet e studentëve q ë i patëm edhe këto të jenë zgjedhje të shkëlqyeshme ku të gjithë personeli edhe administrativ edhe akademik kanë pas rastin që të votojnë të preferuarit e tyre”, tha Demaj.
Rezultatet preliminare pritet të dalin gjatë mbrëmjes.
Universiteti I Prishtinës tash e sa vite, është ballafaquar me probleme të brendshme duke krijuar pakënaqësi dhe bllokadë të Senatit, ndërsa këto zgjedhjeve të të gjitha niveleve pritet t’i japin fund këtyre problemeve.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë