Ushtruesi i detyrës së Rektorit i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Agron Bajraktari dhe rektori i Universitetit të Gazit, Suleyman Buyukberber, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila është edhe marrëveshja e parë e funksionimit si universitet të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Në një komunikatë për media thuhet se kjo Marrëveshje Bashkëpunimi është nënshkruar gjatë vizitës zyrtare të u.d rektorit të UShAF, Bajraktari në Ankara të Turqisë dhe ka për qëllim bashkëpunimin në drejtim të shkëmbimit të mësimdhënësve dhe hulumtuesve shkencorë si dhe shkëmbimin e studentëve në kuadër të programit “Erasmus+”.
Siç thuhet në komunikatë, po ashtu, në bazë të kësaj Marrëveshje do të organizohen edhe projekte të përbashkëta hulumtuese, konferenca, seminare dhe organizime të tjera.
Me këtë rast, u.d rektori Bajraktari theksoi nevojën që ka USHAF për bashkëpunim me universitete nga rajoni e më gjerë. Ai e vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshje me një nga universitetet më prestigjioze të Turqisë dhe tha se është shumë e rëndësishme për zhvillimin e këtij universiteti të ri dhe i vetmi i profilizuar në Kosovë.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se Bajraktari mori premtimet nga rektori i Universitetit të Gazit se do të ndihmojnë Universitetin e Ferizajt edhe në forma të tjera dhe bashkëpunimi nuk do të mungojë.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...