Rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në UNESCO tani me ka marrë rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet pranimi si shtet anëtar i kësaj organizate mjaft të rëndësishme. Republika e Kosovës nga 18 korriku deri me 01 gusht 2015, ishte pjesëmarrëse në “World Heritage Volunteers”, në Weimar të Gjermanisë.
Përfaqësues i parë nga Kosova ishte Isuf Koci, zyrtar për trashëgimi kulturore në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
World Heritage Volunteers është një iniciativë e cila ka filluar në vitin 2008 dhe mbështetet dhe funksionon në kuadër të UNESCO-së. Qëllimi i kësaj iniciative është që të rinjtë dhe organizatat e ndryshme anekënd botës të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Nga viti 2008 e deri me sot janë realizuar mbi 220 projekte të ndryshme në me shumë se 100 prona të trashëgimisë kulturore botërore, ku kanë marrë pjesë mbi 3.500 vullnetarë nga mbi 45 shtete të botës.
Realizimi i këtyre aktiviteteve bëhet në pronat e trashëgimisë kulturore botërore si dhe në pronat që janë pjese e listës në mbrojtje të përkohshme të UNESCO-s.
Duke pasur parasysh se Kosova ende nuk është pjese e UNESCO-së, pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në këto aktivitetet është shenjë që rrugëtimi për anëtarësim është i sigurt dhe shumë afër.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...