Në Kosovë sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2015/2016. Me këtë rast ministri i Ministrisë së Arsimit, Arsim Bajrami, për të shënuar fillimin e këtij viti vizitoi shkollën “Dardania” në Prishtinë, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.
Bajrami tha se ky vit do të jetë produkt i cilësisë, ku më cilësia nuk do të jetë deklaratë politike, por do të jetë realitet brenda shkollave të Kosovës, ku do të sigurojnë një mësimdhënie dhe mësimnxënie të avancuar.
“Sot së bashku me drejtoreshën Nagavci kemi ardhur për të shënuar fillimin e gjysmë vjetorit të dytë në shkollën “Dardania” njëra nga shkollat më të mira të Kosovës. Është një fillim i mbarë dhe është një fillim i vitit ku ne jemi zotuar të ndërtojmë cilësi brenda shkollave tona. Gjatë këtij vit ne nuk do të flasim për cilësi sepse kemi folur mjaftë vitin e kaluar. Sivjet do të promovojmë cilës, do të demonstrojmë cilësi dhe ajo do të shihet tek shkollat parauniversitare, tek shkollat fillore dhe të mesme. Jemi të vendosur dhe tani është miratuar strategjia kombëtare për sigurimin e cilësi dhe jemi të vendosur që bashkë me nxënës dhe mësimdhënës dhe prindër të punojmë së bashku me njëri tjetrin që të sigurojmë shkolla cilësore”, tha Bajrami.
E sa i përket problemit të çantave të rënda të nxënësve, Bajrami tha se ata për herë të parë janë duke e trajtuar këtë çështje.
“Për herë të parë problemi i çantave të rënda, apo të stërngarkuara është duke u trajtuar në Ministrinë e Arsimit dhe është marrë shumë seriozisht dhe po e trajtojmë në tri segmente. E para kemi përgatitur udhëzimin administrativ që secila shkollë e re që ndërtohet të ketë hapësira për ruajtjen e librave dhe me standarde të ndërtimit asnjë shkollë nuk do të ndërtohet nëse nuk ka edhe vitrina për ruajtjen e librave. E dyta do të jetë reduktimi i librave dhe sidomos vëllimi i teksteve. Jemi duke i rishikuar tekstet dhe ato duhet të jenë të dobishme dhe praktike dhe momenti i tretë në mënyrë graduale do ta vendosim librin elektronik. Do të fillojmë me disa lëndë ekzakte –natyrore, por më vonë do të fusim edhe lëndë tjera në mënyrë që problemi i çantave të stër-ngarkuara të tejkalohet”, tha Bajrami.
Ndërsa, drejtoresha e Arsimit për Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se mësimi ka filluar sot në të gjitha shkollat e komunës së Prishtinës.
“Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju uroj të gjithëve vitin e ri, të jetë një vit i shëndetshëm dhe me suksese në çdo lami. Jemi në fillim të këtij viti dhe besoj që do të kemi përkrahje nga ministria edhe në çës htjet e infrastrukturës e sidomos sa i përket vlerësimit të përformancës të mësimdhënësve. Kam kënaqësinë të tregoj se në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës,mësimi ka filluar sipas parashikimit, do të thotë është gjithçka në rregull sa i përket ngrohjes, kalueshmërisë dhe vijueshmërisë së nxënësve e kështu me radhë. Besoj që janari i vitit 2016 të jetë një vit ku do të vazhdojnë me suksese dhe do të ketë kthesa të rëndësishme për të mirën e këtij vendi”, tha Nagavci.
Ministria e Arsimit gjithashtu ka thënë se gjatë këtij viti do të jetë edhe promovimi i shkollës digjitale, ku ditarët elektronik do të zëvendësojnë ata klasik dhe gjithashtu në muajin mars do dal raporti se cilat nga tekste shkollore duhet të ndryshohen dhe cilat jo
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...