Google ADS

​Bajrami: I politizuar është Senati e jo Rektori Zejnullahu

13:28 | 24 Nëntor 2015
Arbresh.info

Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, i cili ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ka mbrojtur me fanatizëm vendimet e marra së fundmi për kthimin në punë të Rektorit Ramadan Zejnullahu dhe shkarkimin e kryesueses së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Shefkije Islamaj.

Ndonëse ai mori vërejtje për këto vendime nga kryetari i Komisionit Nait Hasanaj, i cili i quajti të gjitha vendimet jo legjitime, Arsim Bajrami, po i quan ndryshe.

Ai, thotë se edhe kthimi i rektorit në punë, por edhe shkarkimi i kryesueses së Këshillit Drejtues Shefkije Islamaj janë legjitime dhe zgjidhja më e mirë për Universitetin e Prishtinës.

Kur foli për të mirën e Universitetit, Bajrami tha se këtë nuk po e donë anëtarët e Senatit.

Për këta të fundit madje tha se janë të politizuar dhe nuk po ia duan të mirën Universitetit të Prishtinës.

“Ata që në senat nuk e kanë dashtë Rektorin Zejnullahu dhe e kanë shkarkuar atë, nuk e kanë pasur për të mirë të Universitetit por për arsye personale dhe politike”, tha Bajrami para anëtarëve të Komisionit për Arsim.

Ky Komisionin e miratoi për lexim, në parim projektligjin për Arsim të Lartë. Ky projektligj nuk shpëtoi pa vërejtje të anëtarëve të këtij Komisioni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme