Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami ka thënë të martën në Ferizaj se hapja e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në këtë komunë përbën një moment në vete, pasi është një universitet i veçantë në rajon i specializuar për tregun e punës dhe që pretendon të specializohet për fusha të caktuara për të cilat ekonomia e Ferizajt ka nevojë.
Pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa, ministri Bajrami ka thënë se ky vendim është i merituar për qytetarët e Ferizajt, për shkak se Ferizaj ka më shumë se 40 vite traditë universitare, fillimisht përmes Shkollës së Lartë e më pas Fakultetit të Shkencave të Aplikuara.
“Meqë qeveria ka filluar procesin e decentralizimit të arsimit të lartë, ka qenë e udhës që Ferizaj si komuna e dytë për nga numri i banorëve të jetë qytet universitar”, ka thënë ministri Bajrami, ndërsa ka shtuar se tani institucionet e nivelit qendror dhe ato lokale, ta zhvillojë universitetin dhe ky të arsyetojë pritjet e qytetarëve.
Në anën tjetër kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se me ministrin Bajrami kanë arritur një dakordim që Universiteti të jetë një vend ku do të sundojë pushteti i dijes dhe jo pushtetet politike, që dija të jetë komplementare për dijen evropiane dh në shërbim të afarizmit dhe bizneseve vendëse.
“Do të punojmë që gjeneratat e ardhshme të mos kenë nevojë të udhëtojnë me kilometra të tëra për dije të njëjta, por që dijet t’i marrin këtu duke kompensuar kohën e udhëtimit dhe këtë ta bëjnë në dobi të studimeve dhe mësimit”, ka theksuar kryetari Svarqa.
Mësohet se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë, aspekte që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e kuadrit, menaxherëve të shkollave dhe probleme që lidhen me infrastrukturën shkollore dhe godinat shkollore në ndërtim e sipër, siç është Shkolla e Mesme Ekonomike, etj.
Ndërsa kryetari Svarqa ka thënë se është ngrehur problemi i objektit shkollor në fshatin Zaskok, i cili nuk u ka rezistuar lëvizjeve tektonike dhe nga qarjet rrezikon jetët e fëmijëve, por edhe ai i shkollës së mesme ekonomike.
“Funksionalizimi i shkollës së mesme ekonomike është detyrë mbi detyrat, në mënyrë që të lirohet hapësira për shkollën fillore ‘Jeronim de Rada’, e cila është e vetmja shkollë në Komunën e Ferizajt që punon me tri ndërrime, ka shkurtim të orëve mësimore. Ne me rishikim të buxhetit për këtë vit, kemi arritur të kemi pjesën e papërmbushur ndaj operatorit, një shumë prej 160 mijë eurosh, dhe besojmë se kompania e kontraktuar do të përshpejtojë ritmin e punimeve në mënyrë që shkolla e mes me ekonomike të jetë e hapur në fillim të vitit shkollor, më 1 shtator”, ka thënë kryetari Svarqa
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...