Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë mbledhur një grup i studentëve të cilët po kundërshtojnë vendimin e senatit të UP-së, për kushtin e kalueshmërisë.
Senati i cili ka marrë vendim që kushti për vitin tjetër të kalohet me nëntë provime, nga shtatë sa ishte më parë nuk po pranohet nga studentët.
Kryetari i Parlamentit Studentor, Egzon Daku, për KosovaPress tha se kjo është e papranueshme dhe me vonesë, pasi që tashmë ka filluar viti akademik.
Ata, që po vazhdojnë të rrinë para ndërtesës së ministrisë po presin të takohen me ndonjërin prej zyrtarëve të Ministrisë, por askush deri më tani nuk ka dalë t’i takojë.
Studentët bashkë me përfaqësuesin e tyre Egzon Daku, thonë se do të presin para ministrisë deri sa të marrin shpjegimet që kërkojnë.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...