​Bajrami: Problemi i çantave nuk zgjidhet këtë vit

17:40 | 23 Shtator 2015
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami raportoi sot para Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës. Deputetët patën shumë çështje të cilat i shqetësonin, por atyre u printe padyshim problemi i rafteve nëpër shkolla, mungesa e të cilëve po dëmton nxënësit duke bartur çantat çdo ditë. Ministri tha se ky problem nuk mund të zgjidhet brenda këtij viti.

Bajrami foli edhe për çështjen e librave me Luginën, ku tha se asnjë libër serb nuk do të hyjë në mënyrë legale në Kosovë derisa ata shqip të mos lejohen të shkojnë në atë anë. Ndërsa për vendimin e tij për të diplomuarit si mësimdhënës në kolegjet private, Bajrami tha se asnjë kolegj nuk do të akreditohet për mësimdhënës.

Ministri i Arsimit deklaroi para anëtarëve të Komisionit se problemi i rafteve nuk mund të zgjidhet këtë vit për shkak se nuk ka buxhet. Megjithatë, ai propozoi që bashkërisht në 2016-ës të zgjidhin këtë problem.

“Do të kërkoj nga ju që bashkë ta sponsorizojmë një amendament që në buxhetin e vetit 2016 të ndajmë 7 milionë dhe ta bëjmë të obliguar në secilën komunë brenda 40 ditëve me i vendosë raftet. Kjo ës htë metoda e parë që kërkon angazhim të përbashkët. Mënyra e dytë është me shku me participim të familjeve, që i bjen çdo nxënës nga 2 euro me i dhënë, me u mbledhë për klasë dhe ne me shku 50 për qind qeveria, këtu ndahet 50 për qind qeveria 50 për qind drejtoritë komunale, dhe ne mund t’i kemi ndoshta në muajin mars të gjitha raftet”, tha ai.

Për kolegjet private, Bajrami tha se asnjë prej tyre nuk do të akreditohet për mësimdhënës. Megjithatë, ai theksoi se mësimdhënësit e diplomuar në programet e palicencuara nuk do të dëmtohen, pasi që ata nuk janë fajtorë.

Bajrami bëri të ditur se bashkë me fakultetin e edukimit kanë propozuar krijimin e një moduli molekular dy semestral, që do të akreditohet për t’iu dhënë shansi rreth 200 edukatorëve të kryejuni një vit aty për të marrë diplomë të vlefshme të edukimit dhe të mbesin në procesin mësimor.

Për problemet me qarkullimin e librave me Luginën, Bajrami tha se ka urdhëruar doganat që asnjë libër serb të mos kalojë në mënyrë legale në Kosovë, derisa e njëjta gjë të mos ndodhë edhe me librat shqip në atë anë.

“Do të bëjmë reciprocitet. Një libër shqip tek nxënësit e luginës, një libër serbisht tek nxënësit tonë. Jam i vendosur. Tash kur jemi në prag të asociacionit duhet me qenë këmbëngulës, unë do të jem këmbëngulës, unë e kam lëshuar urdhëresën doganës që asnjë libër nuk guxon me u shpërnda në komunat serbe derisa librat shqip nuk shkojnë. Nuk duam me bo më patriotizëm me dërgua libra maleve, ju kam thënë liderëve mos bëni festivale patriotik atje”, tha ai.

Duke marrë shqetësimet e anëtarëve të komisioni për zhvillimin e arsimit në vend, Bajrami pranoi se cilësia në arsim ende nuk është në nivelin e duhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme