600 studentë do të jenë përfitues për të bërë praktik në Ministrinë e Financave, pasi kjo e fundit ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës.
Përpos punës praktike studentët edhe do të paguhen.
Kjo për rektorin e Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu, do të sjellë shumë benifite. Ai ka falënderuar ministrinë e Financave për këtë memorandum.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, në anën tjetër ka treguar se ministria do të bëjë kontratë pune për tre muaj për secilin prej të angazhuarve.
Praktikantët do të zgjidhen nga nota mesatare që kanë e ministria do t’i pranojë në formë liste nga Rektorati.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...