Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga USAID për grupin e dytë të studentëve, të cilët kanë përfituar bursa nga Programi për Transformimin e Lidërshipit – Bursat dhe Partneritet (TLP-SP), dhe janë gati të nisen për studime master në universitetet amerikane, njofton kumtesa nga MASHT.
Bajrami iu tha studentëve se kanë arsye për t’u gëzuar, sepse tani kanë një mundësi jetësore për të marrë një arsim të lartë të avancuar të modelit amerikan dhe kjo do t’iu ndërrojë atyre jetën. “Jam i sigurt se ju do të jeni liderët e së ardhmes. Kur të ktheheni do t’i qaseni jetës pak më ndryshe. Më shumë se sa një diplomë masteri e universiteteve amerikane, është një kulturë e re që do të sillni, një ndërrim i mentalitetit. Do të shihni se të pamundurat bëhen të mundura me përkushtim, me qasje dhe me angazhim”.
Ai porositi përfituesit e bursave që të jenë të përkushtuar gjatë studimeve, të përfaqësojnë Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe të jenë edhe ambasadorë të Kosovës për kohën sa zgjasin studimet. “Mos harroni se ju duhet të ktheheni në Kosovë dhe të kontribuoni në vendin tuaj”.
Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, tha se këta studentë kanë kaluar nëpër një proces të vështirë të përzgjedhjes, ndërsa u shpreh i sigurt në suksesin që do të tregojnë gjatë studimeve në universitetet më të mira amerikane
Programi i TLP-SP implementohet në partneritet me World Learning, Agjensionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe MASHT-in. Me grupin e dytë nga ky Program, 86 studentë do të ndjekin studimet master në universitetet amerikane.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...