Fshati Milloshevë i Komunës së Obliqit, sot po mbanë ditë zije…
Kjo për shkak se liqeni artificial i këtij fshati, gjatë ditës së djeshme ia morri jetën e dy fëmijëve të familjeve Terbunja dhe Salihu.
Edhe pse arsyeja e shkuarjes së tre fëmijëve në këtë pus nuk dihet ende, Erion Salihu 10 vjeç dhe Omar Terbunja 11 vjeç, mbetën të vdekur si rezultat i rrëzimit në ujë.
Ndërsa detajet se si ndodhi e tërë ngjarja, për arbresh.info, i shpalosi Behgjet Salihu, i cili është xhaxhi i 10 vjeçarit Erion Salihu, shkruan arbresh.info.
“A kanë ardhur me nxënë peshq, apo kanë ardhur për tu freskuar nuk e dimë. Erioni dhe Omari, u rrëzuan në ujë dhe shoku i tyre i tret, u zhvesh për t’i lidhur teshat e tij me njëra tjetrën, dhe për t’i shpëtuar ata. Më pas shkoi në një restorant këtu afër dhe kërkoj ndihmë nga punonjësit e. Më pasë punonjësit e restoranti kanë ardhur, dhe kanë arritur ta nxjerrin vetëm njërin nga fëmijët, kurse tjetrin e kanë nxjerrë FSK-ja, pas dy ore”, tha Salihu.
I prekur rëndë nga humbja e të birit, babai i Omarit, Ramadan Trubunja nuk ishte në gjendje të fliste para kamerave, por i bëri apel të gjithë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre./Alban Begolli/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...