Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së “Mini-Shengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të 2019-së.
Profesori i ekonomisë, Alban Zogaj ka sqaruar të mirat dhe demet që mund ti ketë Kosova nga ky projekt.
“Është ide e mjegullt “Mini -Shengeni”. Nëse ky “Mini -Shengeni”, mendohet vetëm si liri e lëvizjeve të njerëzve pasi ne edhe e kemi atë liri të lëvizjes në vendet e Ballkanit atëherë s’ka problem a nëse mendohet më këtë edhe lëvizja e lire e mallrave atëherë aty ka problem. Pasi më këtë futemi në një union doganor që e komplikon situatën pasi të hyrat doganore mbledhin vetëm në hyrje të kufijve të jashtme të kësaj zone. Unë mendoj se kjo çështje duhet të shpjegohet pasi s’kemi pa një dokument se si do të jetë ky “Mini -Shengeni”, pasi deri tash kemi pa vetëm deklarata”.
Ndërsa duke folur për ndikimin e pandemisë në ekonomin e Kosovës, Zogaj është shprehur i zhgënjyer më deputetët në vende, që do ti kushtojë ekonomisë më shumë se 1 miliardë euro humbje.
Sipas ti, përmes mos votimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, deputetët po i qesin interesat politik para atyre shoqëror, raporton arbresh.info
“Shkaku i pandemisë ne do të kemi një rënie ekonomike prej 10%, pastaj do të kemi humbje totale në vlera monetare më shumë se 1 miliard euro. Këto do të na duhen kohë të rikuperojmë. Rimëkëmbja varet nga vendimi i qeverisë. Përmes se ligjit për rimëkëmbje ekonomike gjerat do të mund të ndryshojnë por pe shohim për shkak të çështjeve politike opozita e pozita s’po munden me miratua këtë projektligj. Sa më shpejt që fillohet më shpenzim të parasë në ekonomi aq më shpejt në do të fillojmë ringjalljen ekonomike. Vendet tjera kanë filluar qysh nga muaji mars në mënyrë që të mbajnë ekonomin stabil ne jemi vonuar për shkak të procedurave e mungesës së fondeve”, ka deklaruar ai.
Gjatë kësaj interviste për arbresh.info, Alban Zogaj ka folur dhe për përfitimet e Kosovës nga programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, dhe Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar më të cilën kanë nënshkruar marrëveshje kohëve të fundit si dhe për punën e Qeverive të njëpasnjëshme për të siguruar ambient të përshtatshme në vend për tërheqjen e investitorëve të huaj./V.Selimi/arbresh.info/
Kjo është intervista e plotë:
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...