Nuk priten të marrin postin për të qeverisur më vendin për të filluar ndryshimet.
Ndonëse rendi e do që ndryshimet të fillojnë nga strukturimi i Qeverisë, këtë herë gjërat ndryshuan.
Partia që deri dikur ishte lëvizje dhe thirrej në fjalor të ashpër karshi Serbisë për të bëmat e saj, mjaftoi me të arritur pushtetin që të ndryshojnë qëndrimet.
Nëse dikur kemi parë kauza të ndryshme e barrikada në kundërshtim të shtetit serb, sot anëtarët e kësaj partie mund t’i shohim në fotot të ulur ballë për ballë më ata që dikur i quanin “kriminel”.
E tillë ishte fotoja e anëtari të VV-së, Xhelal Sveçlës dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ditë më parë në një lokal në Tiranë, foto kjo që ngriti reagime të shumta për “zmbrapsjen” e Vetëvendosjes nga parimet e saja.
“Zmbrapsja” nga qëndrimet e politikat e kësaj paritë do të jenë zhgënjim për elektoratin e saj thotë njohësi i çështjeve politike në vende Blerim Burjani.
Sipas tij, takimet e tilla para se kjo parti të marr pushtetin do të jenë komplekse e do të humbin besimin e elektoratit.
“VV nëse zmbrapset prej politikës së saj kjo do të reflektoj negativisht për elektoratin e tyre, të cilët e donë VV-në ashtu si është me qëndrime dhe ligjin të natyrshme politike. Pra nuk mund të shpërfaqet segmenti artificial, dhe jo besimit te elektorati i tyre. Është jashtëzakonisht komplekse nëse ka pas kësi lloj takime ende para se të vijnë në pushtet”.
Burjani për arbresh.info, thotë se askush nuk është kundër takimeve për normalizim të marrëdhënieve, por që sipas tij VV do të duhej të priste deri sa të formohej Qeveria.
“Askush nuk thotë se nuk duhet takuar sepse është normale me u takua se duhet normalizua raportet, por kjo vjen me kohë pas themelimit të qeverisë. Në Kosovë shumë vështirë apo fare nuk iu besohet partive dhe individëve që për të ardhë në pushtet bëjnë çmos dhe kur të marrin pushtetin nuk tregojnë asgjë, përveç se e kanë pas për inati të tjerëve”.
Se ky takim ishte në një moment të gabuar, e thotë edhe Fatmir Sheholli.
Madje Sheolli shprehu edhe një kritikë karshi aktivisteve të kësaj lëvizje.
Në përgjigjen e dhënë për arbresh.info, ai thotë se aktivist te VV-së, nuk duhet të përdorin standarde të dyfishta kur flitet për takime me përfaqësueses të Beogradit.
“Konsideroj që takimi tanimë shumë i përfolur duhet të merret si normal. Mirëpo duhet që aktivistë të VV-së mos të përdorin standarde të dyfishta kur flitet për takime me përfaqësues të Beogradit. Konsideroj që është e nevojshme arritja e vetëdijes politike dhe shoqërorë që mos të kryqëzohen personalitete politike dhe institucionale për shkak të takimeve me përfaqësues të Beogradit”.
Ndryshe menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie, ka reaguar edhe vetë protagonisti i saj Xhelal Sveçla.
Sveçla ka thënë se fotoja është shpërndarë me qëllim të keq.
“Unë sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku janë ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit”, ka shkruar Sveçla./V.Selimi/Arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...