Ditë më parë mediat në Kosovë dhe Mal të Zi kanë publikuar lajme me akuzën se Slobodan Vujiçiq, kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës është spiun i dyfisht.
“Dyshohet se u ka shërbyer agjencive sekrete serbe, ekzistojnë̈ indikator se ka marrë detyra nga Rusia që të kyçet në trazira në Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë”.
Vujiçiqit po i kontestohet përfaqësimi i malazezëve, dhe po akuzohet nga Llazar Radulloviq, përfaqsues tjetër i komunitetit malazez në Kosovë, se po punon në interes të serbëve.
Kush është Sllobodan Vujiçiq?
Slobodan Vujiçiq është i lindur në Prishtinë. Përfaqëson komunitetin malazez në Kosovë. Në fund të viteve 90-ta pas një përleshje me një serb në një kafiteri të Prishtinës, me armë zjarri e kishte privuar nga jeta. Për këtë vepër Vujiçiq ka mbujtur mbi 10 vite burg në Serbi.
A ka mundur që Vujiçiq të rekrutohet si bashkëpunëtorë̈ nga shërbimet sekrete serbe derisa ishte në vuajtje të dënimit?
Vujiçiqit nga pushteti në Serbi i ishte mundësuar intervista për televizionin serb RTS. Vujiq gjatë intervistës ishte ankuar për kushtet dhe parregullësitë në burg.
“Qëndron në një dhomë si ti që je dënuar me 15 vite, si ai që është dënuar me një muaj, dhe vazhdimisht ankohet/vajton, nuk po mundem më, ndërsa ti je i dënuar me 15 vite. Natyrisht se atëherë̈ do të vjen deri te përleshja. Pastaj, dhunime dhe pedofilizëm, këta asesi nuk do të mund të qëndronin bashkë me shitësit e drogës dhe vrasësit. Këta janë njerëz të sëmur që duhet të vendosen në burgje tjera dhe kategori tjera. Si mundet që një njeri që e ka dhunar vajzën e vet 12 vjeçare të qëndroj me mua”, përfundon intervistën Vujiçiq.
“Slobodan Vujiçiq personalisht takohet me udhëheqësit e lartë të BIA-së në Beograd, derisa në Kosovë ka kontakte më bashkëpunëtorët e këtij shërbimi. Në dokument përmenden emrat e dy agjentëve të BIA-së”, derisa KosovaPress për arsye sigurie publikon vetëm inicialet e tyre (B.D dhe S.P).
Portali arbresh.info përmes burimeve brenda institucioneve të sigurisë ka arritur të mësoj për personin me inicialet B.D. Bëhet fjalë për zyrtarin e lartë të BIA-së Bojan Dimiq. Dimiq i lindur në Prishtinë dhe shok gjenerate me Vujiçiqin. Dimiq gjatë luftës ka punuar në Sigurimin Shtetror serb (Drzavna Bezbednost). Gjatë kohës sa Dimiq ishte zyrtarë i këti shërbimi famkeq serb, në Kosovë ishin kryer shumë krime kundër popullatës civile shqipatre. Dimiq vazhdon të jetë pjesë e shërbimit të BIA-së dhe njeri i besuar i presidentit serb Vuçiq.
Vujiçiq ka përkrahur Listën Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë në vitin 2019. Ai kishte thënë se është impresionuese fitorja e Listës Serbe karshi partive tjera politike serbe në Kosovë.
Llazar Radulloviq, kryetar i shoqatës malazeze “Lovçan” me seli në Prishtinë muaj më parë ishte ankuar kundër Vujiçiqit në qeverinë malazeze.
Radulloviq i kishte njoftuar autoritetet malazeze se Vujiçiq nuk përfaqëson më komunitetin malazez në Kosovë, por komunitetin serb dhe Dejan Paviçeviqin, shefin e zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Radulloviq u ka thënë̈ autoriteteve malazeze, se Vujiçiq gjatë gjithë̈ kësaj kohe ka punuar për interesa personale, e asnjëherë në interes të malazezëve të Kosovës, Kosovës e as Malit të Zi./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...