Të penduar, por të detyruar për të vuajtur në Qendër Korrektuese në Lipjan për atë që kanë bërë, ata kanë mesazhe inkurajuese për bashkëmoshatarët e mitur, dhe gratë.
A.N thotë të jetë penduar për veprën që e ka në izolim në vitet më të mira të jetës së tij.
I mituri, A.N, për herë të dytë do të kalojë festën e Vitit të Ri brenda burgut, konkretisht në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Ai ka një vjet e katër muaj që po vuan dënimin për vrasje të rëndë. Edhe për pesë vjet të tjera ai do të detyrohet të mbetet brenda këtyre ambienteve që tashmë e kanë bërë të pendohet shumë.
Ai ka një mesazh për bashkëmoshatarët e mitur.
“Me punu ma shumë, me i lon problemet. Lehtë është me hy po veç zor është me dalë”, thotë A.N për arbresh.info.
Linda (Emër i njohur për redaksinë) ka pothuajse pesë vjet që kalon festën e fundvitit në ambientet e burgut, dhe kjo është hera e parë që ajo do të kalojë me familjen e saj festën e ndërrimit të moteve.
Përveç pendimit, ajo ka edhe një mesazh për gratë.
“Mos e theni ligjin”, deklaron Linda për arbresh.info e penduar për veprën që asaj po i merr në izolim për pothuajse dhjetë vjet.
Edhe i mituri D.M do të kalojë festën e Vitit të Ri brenda burgut.
U dënua për vjedhje të rëndë. Dënimi prej një viti në burgun e Lipjanit e ka bërë të pendohet shumë për veprën e bërë.
“I kisha lutë të miturit mos të bëjnë gabimin që e kam bërë unë, me vazhdu jetën përpara”, deklaron D.M për arbresh.info.
Qendra Korrektuese Lipjan ka katër pavijone të banuara me të burgosur me një lartësi distance në mes veti prej afro tridhjetë metrash.
Qendra Korrektuese në Lipjan është specifike për sa i përket kategorisë së të burgosurve për arsyeje se është e vetmja qendër në Republikën e Kosovës që akomodon të mitur që aktualisht ka 42 persona, femra të burgosura që aktualisht 45 persona, si dhe pranon të burgosur meshkuj të rritur të dënuar me dënime të shkurta për Kundërvajtje dhe aktualisht ka tetë persona.
Të gjitha këto kategori të të burgosurve janë të ndara ndërmjet veti dhe nuk kanë qasje njeri me tjetrin në pavijone./A.Shkodra/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...