Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, njëherit edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë dëshmisë para trupit gjykues të rastit “Veteranët”, ka pranuar se vetëm për zonën e Dukagjinit kishte kërkuar 100 mijë uniforma dhe sasi të madhe të armatimit.
Në lidhje me këtë çështje, Haradinaj është pyetur nga Arianit Koci, avokat i të akuzuarit, Shkumbin Demaliaj, aktualisht deputet nga radhët e AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj është pyetur se a ka kundërshtuar kategorizimin e ushtarëve, raporton arbresh.info.
“Në realitet është fiktive, nuk ekziston kategorizimi, sepse personi i caktuar cili do me e dhanë betimin e marrjes së armës për liri, nuk dallon nga kolegu i tij që e ka bërë të njëjtin akt, e s’ke si e dallon,” është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka deklaruar se ka prova të shkruara, dhe dokumentet në lidhje me veteranët i ka nënshkruar një komandant i zonës, por dokumentet finale jo nuk i kanë nënshkruar komandantët lokal, e unë kam nënshkruar, me siguri që po, ndonjë dokument,” deklaroi Haradinaj.
Haradinaj thotë se e çmon si njeri të ndershëm të akuzuarin, Shkumbin Demaliaj, duke shtuar se edhe babai i Demaliajt dhe e gjithë familja e tyre kanë qenë në luftë, aty ku edhe u vra një vëlla i tij./arbresh.info/
Ramush Haradinaj i gatshëm të dëshmojë të vërtetën në rastin “Veteranët”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...