Në 2010’tën Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Kosovës mori një vendim për sa i përket disa principeve ekonomike të tatimpaguesve, por për gjithë këto këto politika i në një far fomre i dhanë monopolin vetëm dy kompanive, duke detyruar bizneset për pagesa që shpeshherë vlerësohen si të panevojshme, sidomos për ato të voglat.
Për më tepër kostot për tu pajisur dhe mirëmbajtur printeri dhe arka fiskale janë shumë të më të larta se në vendet e rajonit.
Bizneset vazhdimisht ankohen për koston e lartë për t’u pajisur me arka fiskale e printerë fiskalë.
Në Kosovë janë vetëm dy shitë të licencuar për këtë çështje, bëhet fjalë për GEKOS dhe Dukagjini.
Kostoja totale që mund të shkojë për një biznes që pajiset sipas kushteve të parashtruara nga ATK dhe Ministria e Financave arrin në 890 euro total vetëm për pjesën harduerike. Pastaj softueri e gjërat tjera futen si kosto shtesë sipas ekspertëve.
“Është 90 euro. Pa sigurim kemi me i pagu çdo vit a nëse do me sigurim është 120 euro. Në kohën kur e kemi ble ne na ka kështu afër 500 euro”, thotë Fitore Leci, që ka një biznes në kryeqytet.
Për Fitore Lecin, që ka një biznes të vogël në kryeqytet edhe shuma e mirëmbajtjes është shumë e lartë.
“Është kosto shumë e lartë e mirëmbajtjes dhe për ne si biznes i vogël është shumë. Kjo u dashtë edhe më herët që bizneset mos me i pas gjitha këto pagesa pasi ne pagujmë edhe shërbime të tjera. Do të duhej që bizneset të lirohen. Ndoshta ishte me kanë mirë me kanë arkat fiskale edhe pa pare”, shprehet Leci.
Shpenzimet për të cilat flet Leci nuk kanë të bëjnë vetëm me printerin dhe arkën fiskale.
Pajisje shtesë përveç printerit ose arkës është terminali, shfaqja e artikujve, terminali tatimor, letra për shtypje të kuponëve, sirtari, lexuesi i barkodeve, etj.
Kompania GEKOS nuk ka lejuar që portali të gjirojë këto pajisje, sikur që nuk ishin të gatshëm as të jepnin detaje në lidhje me këto shpenzime.
Për këto probleme, bizneset janë ankuar edhe në Odën e Afarizmit të Kosovës, pasi në vendet e rajonit çmimet janë shumë më ulëta.
Fjolla Smaili, zëdhënës për media në Oden e Afarizmit të Kosovës thotë se kanë pranuar shumë ankesa nga bizneset për këtë çështje.
“Shumat e mirëmbajtjes dhe blerja e një arke fiskale në Kosovë është më e larta se në rajon. Blerja e një arke fiskale është nga 350 deri në 7000 në Kosovë, derisa në Shqipëri është nga 200 deri në 600. Maqedonia pastaj ka kosto shumë të ulët nga 215 deri në 480. Pra Kosova është shteti në rajon më çmim më të lartë. Mirëmbajtja pastaj në Kosovë është nga 50 deri në 100 euro. Ky çmim ndryshon varësisht prej biznesit dhe qarkullimet të tij. Fatkeqësisht në këtë pik jemi keq. Kushtetuta e vendit e ndalon monopolin por ne kemi vetëm dy kompani të licencuara për blerjen e arkave fiskale dhe është një monopol. Çmimi i lart i arkave fiskale po i dobëson bizneset edhe ashtu që kanë qenë mjaft keq në kohen e pandemisë”, shprehet Smaili.
Ministria e Financave kërkoi që portali t’i drejtohet Administratës Tatimore të Kosovës, por as këta të fundit nuk ishin të gatshëm të përgjigjen në lidhje me mundësinë e ndryshimit të këtyre kostove.
Edhe në Odën e Afarizmit thonë se kanë përcjellë këto shqetësime nëpër institucione.
“Ne si Odë i kemi përcjell shqetësimet tona të institucionet por ende ata s’kanë ndërmarr hapa për ulje apo heqje të kësaj tarife tekë bizneset. Do të ishte e nevojshme që të kemi një çmim të paktën si vendet e rajonit. Kjo politik fiskale është miratuar që nga viti 2011 dhe ajo çka ne sugjerojmë është që të ulen çmimet për bizneset dhe llojit të bizneseve”, thotë Smaili.
Arka fiskale që i ofron GEKOS portali arbresh.info mëson se sillen prej 260 deri në 480 euro për biznese të vogla që kanë numër të vogël të artikujve. Ndërsa printerët fiskal që ofron GEKOS sillen me çmime prej 449 euro deri në 680 euro. Këto janë zgjidhjet që preferohen nga bizneset e mëdha siç janë restorantet, kafiteritë, supermarketet, etj.
Kostoja totale që mund të shkojë për një biznes që pajisjet sipas kushteve të parashtruara nga ATK dhe Ministria e Financave:
Printer fiskal DATECS FP-60 çmimi 499 euro;
display 110 euro;
terminali tatimor 155 euro;
SIM kartela për GPS 2 euro;
Abonimi vjetor për GPRS 49 euro;
drajveri F-Link 125 euro;
Që në total do të thotë: 890 euro total vetëm për pjesën harduerike. Pastaj softueri e gjërat tjera futen si kosto shtesë.
Portali arbresh.info do ju sjellë shqetësime edhe të bizneseve tjera në lidhje me këto probleme./arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh