E dëmtuar, e rrënuar, e lënë në harrës.
Ura e gurit në Vushtrri ka një histori të veçantë.
Ishte ndërtuar për të bashkuar qytetin pasi në të kalonte edhe lumi Sitnica, sot e tëra çka ka mbetur janë disa harqe të saja.
Sikur të gjitha gjërat e vjetra të trashëgimisë kulturore edhe për këtë ka një enigmë se kujt i përket.
Izet Myftari, doktor i shkencave të historisë nga Vushtrria, rrëfen se si serbët kanë ndikuar që të bëjnë një amulli në historikun e saj.
“Çështja e përcaktimit se kur u ndërtua ura e vjetër e Gurit është pak e koklavitur. Serbët kanë falsifikuar dokumente duke i paraqitur disa monumentet si të tyre. Por gjykuar sipas burimeve historike kjo urë s’ka të bëjë më një monument mesjetar serbë siç e mendojnë ata”.
E si mos të mjaftonte kjo, ky monument është përfshirë edhe në paketën e Ahtisarit.
Sipas doktorit të historisë, kjo është një gabim i madh.
“E në këtë urë problem tjetër është se kjo urë është në paketën Ahtisarit e përfshirë. Kjo e pamundëson që të intervenohet. Përfshirja e saj në pakon e Ahtisarit është gabim”.
Se kjo urë nuk është pjesë e trashëgimisë serbe, më së miri e dëshmojnë gërmimet që po bëhen në këtë urë e ku tashmë janë zbuluar edhe disa harqe tjera, thotë Myftari, derisa shpjegon se mos restaurimi i saj po bëhet pikërisht shkaku i këtyre pengesave.
“Ka nevojë të intervenohet në këtë urë por gërmimet arkeologjike dhe kompleksi që e ka kjo urë bënë që të zvarritet procesi për restaurimin e saj. Në bazë të zbulimit të arkeologëve që janë duke punuar këtu janë zbulua edhe harqet e tjera të kësaj ure dhe kjo dëshmon që kjo urë nuk është pjesë e trashëgimisë serbe ashtu siç pretendojnë ata”.
Burimet shkencore tregojnë se Ura e Vjetër e Gurit që i takon shekullit III dhe IV, kishte 12 harqe. E sot ura që shohim është me 9 harqe, që i takon shekullit XIV.
Mbi urën të cilën ishte vënë zhavor nga rivitalizimi i fundit, qëndrojnë shumë mite. Njëri është se kinse takimi i parë i Azem e Shote Galicës kishte ndodhur aty. Bashkë me këtë gojdhënë dhe me statikën e fortë të gurëve, shumë çifte zgjedhin të fejohen mbi urë për të mbajtur lidhjen e fortë./V.Selimi/arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...