Tërheqja e 30% nga fondi i kursimeve po del të jetë mjaft i vështirë. Për shkak të rritjes së çmimeve qytetarët kërkojnë që të marrin një pjesë të shumës nga Fondi i Kursimeve Pensionale, si lehtësim për xhepin. Por ky projektligj sot nuk kaloi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Lidhur me këte qështje deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu për portalin tonë arbresh.info ka thënë që ky projektligj është kërkesë e qytetarëve dhe është detyrë e deputetëve që ta votojnë.
“Është detyrë e jona që të votojmë këtë kërkesë të qytetarëve, të bëhen bashkë pozitë e opozitë për të bërë reformën pensionale të domosdoshme në Kosove”, ka thënë Haxhiu.
Më tutje ai shtoi që ky projektligj do të trajtohet në seancë në Kuvend dhe kërkoi që të mos u bëhet presion deputetëve.
“U pa që promovimi i këtij projektligji është në shqyrtim të grupit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere që të ushtrohet presion mbi deputetët që të ndryshohen mendimet kundër, për ose për të apstenuar. Uroj që tash në seancë të Kuvendit të mos ndodh e njejta gjë, të mos i bëhet presion mbi deputetët, të lejohet që ta votojnë me integritet të plote”, tha Haxhiu për arbresh.info.
Analisti politik Fatmir Sheholli vlerëson se duhet të dëgjohet zëri i popullit dhe se është populli ai që vendos për këtë çështje.
“Unë mendoj që popullit duhet t’i lejohet mundësia që të vendos sikurse në zgjedhje kush po fiton, dhe kur populli vendos për këto çështje atëherë është mirë që të dëgjohet zëri i popullit”, tha Sheholli.
Tërheqjen e 30% po e sheh të drejt edhe analisti politik Ridvan Berisha.
“Në njërën anë u shpërndan qytetarëve nga 100€ nga buxheti i shtetit ndërsa në anën tjetër e refuzon që të aprovojë nismën për tërheqjen e 30% të parave private të kosovarëve nga Trusti. Besoj se nëse kjo nismë arrinë të procedohet për votim në Kuvend, shoh reflektim pozitiv të deputeteve, përfshirë edhe ata nga mazhoranca, që të votojnë pro tërheqjes së këtyre mjeteve, që janë pronë e kapital privat i qytetarëve”, deklaroi Berisha.
Komisioni për Buxhet ka 11 anëtarë, pesë prej tyre janë nga Lëvizja Vetëvendosje, dy deputetë janë nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe një nga Lista Serbe dhe një nga Grupi Multietnik. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përkrahur projektligjin për Trustin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah.
Mbetet të shihet në seancën e sotme se si do të procedohet më tutje./arbresh.info/ Ejona Hyseni/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...