Thaçi sikurse Isa Mustafa: Dialogu si i tillë është i pakuptimtë, i panevojshëm, i dështuar

11:38 | 2 Nëntor 2020
arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi, e ka quajtur procesin aktual të negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si “të pakuptimtë, të panevojshëm dhe të dështuar”, si i tillë që po zhvillohet.

“Kam theksuar edhe më herët, se ky dialog është krejt i pakuptimë nëse në tavolinën e dialogut nuk hidhet propozimi për njohjen reciproke. Përndryshe është krejt i pa nevojshëm, i dështuar dhe në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, është shprehur presidenti Thaçi para gazetarëve.

Komenti i tij, vie një ditë pasi edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se dialogu po e humb kuptimin.

“Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në  instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj”, është shprehur Mustafa.

Për më tepër, ai ka përmendur tendenca për hapjen e disa temave që janë të njëjtat me ato që janë diskutuar në procesin e Vjenës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme