Telekomi i Kosovës ka paraqitur kërkesë për nisje të hetimeve ndaj personave, zyrtarëve të lartë të kompanisë dhe personave privat që dyshohet se kanë keqpërdorur brenda kompanisë.
Keqpërdorimet kanë të bëjnë në rastin e ‘Z-Mobile’, derisa thuhet se janë keqpërdorur mbi 100 milionë euro.
Policia e Kosovës ka thënë për arbresh.info se është duke e trajtuar si informacion çështjen e Telekomit të Kosovës.
“Policia është duke e trajtuar si informacion çështjen për të cilën jeni interesuar”, thonë në polici.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë se për momentin nuk ka ndonjë përgjigje nga prokuroria.
“Momentalisht nuk kemi ndonjë përgjigje nga prokuroria edhe pse kërkesa është bërë nga Telekomi i Kosovës”, tha ai.
Sipas tij ka fakte dhe argumente të mjaftueshme për ata persona që e kanë dëmtu Telekomin e Kosovës.
“Ka fakte dhe argumente të mjaftueshme për secilin nga ata persona që e kanë dëmtu Telekomin e Kosovës dhe emrat e të gjithëve janë dërguar në polici dhe prokurori”, tha Balaj.
Institucionet e hetuesisë nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit arbresh.info në lidhje me nisjen e hetimeve për këtë rast.
Analisti Gani Qarri, e quan kërkesë të drejtë të Telekomit të Kosovës për fillimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë dhe personave privat e publik të kësaj ndërmarrje, sidomos pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e ka kthyer çështjen me Z-Mobile, në pikën zero, urgjentisht duhet të miratohet nga organet ligjore në vend.
Sipas tij duhet të fillojnë sa më parë aksionet e policisë kundër të gjithë zyrtarëve të inkriminuar, njëjtë sikur në rastin e “Subvencionet” për shkak se personat e dyshuar me vetëdije të plotë për vite të tëra i kanë shkaktuar humbje komerciale prej dhjetëra miliona eurove Telekomit të Kosovës.
“Duhet të fillojnë sa më parë aksionet antikorrupsion të Policisë së Kosovës, kundër të gjithë zyrtarëve të inkriminuar, njëjtë sikurse në rastin e ‘Subvencionet’, duke pasur parasysh faktin se personat e dyshuar, qëllimisht dhe me vetëdije të plotë, për vite të tëra, i kanë shkaktuar në mënyrë të padrejtë Telekomit të Kosovës si ndërmarrje shtetërore, humbje komerciale prej dhjetëra miliona eurove”, shtoi Gani Qarri.
Pretendohet se nga keqpërdorimet, Telekomit i janë shkaktuar humbje komerciale nga zbatimi i kontratës që kap rreth 102 milionë euro, humbje direkte nga arbitrazhi, 51.4 milionë euro humbje nga Marrëveshja e vitit 2017 si dhe humbje nga shmangia e tatimit nga ‘Dardafon.net’, rreth 16 milionë euro./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...