Google ADS

Takim joformal BE-Ballkani Perëndimor, një ditë para përvjetorit të pavarësisë

10:42 | 7 Shkurt 2020
arbresh.info

Më 16 shkurt, presidenti i Këshillit Evropian,  Charles Michel, do të jetë nikoqir i një takimi joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një ditë para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, mbrëmjen e së dielës, do të mblidhen këta liderë me ftesë të Michel, raporton arbresh.info.

Sipas agjendës së siguruar nga arbresh.info në ora 19:00 parashihet mbërritja dhe mirëseardhja nga Michel.

Në orën 19:20 do të bëhet një foto familjare, që i paraprinë takimit në orën 19:30.

E gjithë kjo pritet të përfundojë deri në orën 21:30./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme