Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së martës në qytetin e Gjilanit është arrestuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës me gradën toger.
Portali arbresh.info mëson nga burime brenda Policisë së Kosovës se togerit i ishte kërkuar të vetizolohet shkaku i dyshimeve për infektim me koronavirus.
“Ka shërbyer në fshatin Zhegër të Gjilanit, dhe dyshohej se mund të ishte i infektuar, prandaj i ishte kërkuar të vetizolohej. Por, pavarësisht kësaj ai është gjetur në orët e mbrëmjes në një kazino në fshatin Karaçevë të Kamenicës”, bënë të ditur ky burim.
Sipas njoftimit, togeri jashtë detyrës zyrtare nuk kishte përfillur urdhrin e qeverisë kundër koronavirusit, shkruan arbresh.info.
Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, për arbresh.info, ka thënë se Hetuesit e Inspektoratit Policor janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga policia lidhur me dyshimet për këtë zyrtar policor.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga policia lidhur me dyshimet se një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare (me gradën e togerit) nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19”, ka thënë Beka .
Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar.
“Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, ka thënë për arbresh.info, Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, ka thënë në fund Beka./E.Ballazhi/arbresh.info/
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...