E gjithë Evropa është pushtuar nga moti i keq këtë fillimviti dhe pritet që moti i keq të vijojë edhe për javën e ardhshme. Ky mot duket se do të godasë edhe Kosovën.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të ndërpriten por edhe më tej vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriperendimi.
“Kjo situatê e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe kthjellime të herë pas hershme .Borë me intensitet të dobët pritet edhe kësaj jave, kryesisht të mërkurën dhe të premten. Temperaturat do të shënojnë vlera tipike dimërore, të një dimri klasik ta quaj dhe do të vazhdojë deri me 20 janar. Ditë të akullta t’i quaj sepse rrugët do të jenë me ngrica gjatë 24 orëve”, thotë për arbresh.info, Besim Aliu, koordinator dhe parashikues i motit në IHMK.
Sipas Aliut, nuk do të thotë se pas 20 janarit do të kemi mot të mirë, por që do të dalin me informacione të reja rreth zhvillimeve.
“Gjatë kësaj jave temperatura minimale do të jetë nga -6 deri në -8 gradë celsius, tutje java tjetër edhe më e ftohtë. Bëjmë parashikime çdo të diele për javët vijuese”, thotë Aliu për arbresh.info.
Chris Fawkes, raportues për motin në BBC, ka raportuar se sasi të mëdha dëbore priten të pushtojnë të gjithë Evropën.
Këto kushte të këqija do të përhapen në të gjithë kontinentin. Lindja e Evropës do të ketë reshje të mëdha dëbore gjatë ditëve të ardhshme.
Ai theksoi gjithashtu se do të ketë reshje të mëdha dëbore edhe në zonat e Ballkanit: “Dëborë nga 10-20 cm do të bien nëpër pjesë të Kroacisë, Bosnjës në Kosovë, Serbi dhe zonat veriore të Bullgarisë. Bora mund të shkaktojë ndërprerje të transportit për këto zona”./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...