Skuadra kosovare që rishkruajti historinë, FC Ballkani me suksese të mëdha në garat evropiane

18:08 | 1 Janar 2024
D.H

Futbolli kosovar është i mbushur përplot me suksese të ndryshme.

Që nga koha kur edhe pse shteti i Kosovës, ishte në gjendje lufte, futbolli nuk është ndalur asnjëherë.

Historia e suksesshme fillojë për Kosovën me inkuadrimin ne FIFA si dhe paraqitjen e Kombëtares së Kosovës në zhvillimin e ndeshjeve zyrtare, pas këtyre, futbolli kosovar gjithmonë ishte në rritje e sipër.

Mirëpo përveç sukseseve shtetërore, Kosova viteve të fundit është përfaqësuar edhe nga klube të ndryshme në garat evropiane,

ku sipas opinionit futbolldashës, është cilësuar si njëri ndër sukseset më të mëdha të futbollit kosovar, që nga pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, në FIFA.

Kur bëhet fjalë për këtë arritje të suksesit, disa nga meritat shkojnë tek skuadra e komunës së Suharekës, FC Ballkani.

Një skuadër që është themeluar në vitin 1947, ku në fillimet e saja emërimin e kishte Rinia, ndërsa ndër vite e kanë ndërruar në FC Ballkani, më saktësisht në vitin 1965.

Ndeshja e parë zyrtare e skuadrës së Suharekës në kampionatin e Kosovës, u zhvillua në vitin 1952.

Mirëpo paslufta e fundit në Kosovë, Ballkanin e gjeti të dërrmuar

Pozitive ishte rikthimi në stadiumin e qytetit, por u paraqit kryesisht me lojtar junior, duke rënë nga kategoria e parë. Klubi më pas kishte luajtur edhe në kategorinë e tretë, deri sa në vitin 2010 u rikthye në Superligë. Pas një viti me një ndeshje të barazhit pësoi duke kaluar sërish në kategorinë e dytë.

Ballkani gjeti çelësin e suksesit në sezonin 2017/18, ku ndërruan drejtuesin e timonit të tyre, duke vendosur që afaristi i njohur Arsim Kabashi, të marrë në pronësi skuadrën e Suharekës.

Viti 2022, ishte viti i Ballkanit, vit i cili shkruajti historinë, ku për herë të parë u shpallen kampion të Kosovës.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha, pasiqë pas fitores së Kupës së Kosovës, Ballkani u paraqit për herë të parë në arenën ndërkombëtare ku filluan të luajnë në xhiron e parë të kualifikimeve në Champions League në sezonin 2022/23.

Mirëpo fati i tyre që i kishte përcjellur në kompeticionet vendore, nuk ishte me ta në garat evropiane, ku për fat të keq nuk arritën kualifikimin

duke vazhduar aventurën e tyre në Conference League, ndërsa arritën të bëhen skuadra e parë nga Kosova qe siguron pjesëmarrjen ne fazën e grupeve në kampionate evropiane.

Pas këtij suksesi të madh, Ballkani nuk u ndal me kaq.

Skuadra e cila ndryshe është cilësuar edhe si “Krenaria e futbollit kosovar”, pas fitores së Superligës së Kosovës, arritën kualifikimin përsëri në Conference League për sezonin 2023/24

Skuadra suharekase gjendej në grupin C, së bashku e Vitkoria Plzen, FC Astana dhe Dinamo Zagreb.

Mirëpo fati nuk ishte në anën të tyre, duke e mbyllur  këtë fazë me një fitore, një barazim dhe tre humbje.

FC Ballkani është skuadra e parë shqiptare që ka arritur këtë sukses, ndërsa synimet e tyre për sezonin e ardhshëm, janë përsëri të njëjta të fitojnë në garat kosovare, si dhe të kualifikohet për së treti herë në gara evropiane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme