Google ADS

SKANDAL me testet antigjen| Qytetarët presin deri në tri orë, pa distancë, për t’u testuar në Emshir

15:12 | 6 Janar 2021
arbresh.info

Në QMF-në në Emshir qytetarët presin nga ora 09-00 për testin anti-gjen

Rreth 50 qyetarë me simptoma të SARS CoV-2 janë mbledhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen Emshir, në Prishtinë.

Ka prej tyre që nga ora 09:00 po presin për ta bërë testin antigjen, pa u respektuar distanca, dhe pa ndonjë rregull në pritje.

Personeli mjekësor përveç se nuk po bënë testet, nuk po arrinë as të shkruajë radhën e personave, sikurse as distanca ndërmjet tyre që nuk po respektohet.

Qytetarët i kanë thënë gazetares së portalit arbresh.info se personeli mjekësor në ora 12:00 kanë shkuar në pauzë, duke i porositur se “kushdo prej qytetarëve të tjerë që vijnë le t’i shënojn vet numrat e tyre se ne jemi në pauzë”. Diskutimi i gazetares me qytetarët ka ndodhur në orën 12:18.

Gazetarja: Ma herët a kanë lëshu numra

Qytetarja1: Me ren kena pritë

Gazetarja: Kush jau dha numrat

Qytetarja 2: Doktoresha na dha kimikun edhe na tha shënoni numrat. Na me rend i kemi shënu njoni mas tjetrit numrat.

Gazetarja: Ajo nuk i ka shënu?

Qytetarja 1: Jo, jo. Veç e kena bartë kimikun.

Gazetarja: Pse asaj a ju doket punë e zorshme me i shënu numrat a?

Qytetarja 3: Shko vete. Na jena ardhë qetu prej nëntve, e me hi me rend tash mas pauze.

Gazetarja: Çfraë numri je ti?

Qytetarja 3: 2*.

Gazetarja: E ke shkru vet a po?

Qytetarja 3: Jo vet jo, po qysh jena kon me ren.

Qytetarja 4: Nëse e kish shënu nji numër para meje, une s’e kisha lonë. Kujna ka mbërri ja ka dhon numrin, mas pauze i kanë marrë vetë. Shko pyete doktoreshën nëse të intereson ma shumë.

Rreth 140 teste antigjen në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive.

Komuna e Prishtinës është e vetmja në Kosovë që ofron testin D-Dimer falas për ta lehtësuar koston për qytetarët, por si duket në mënyrë jo shumë të kontrolluar./E.Ballazhi/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme