Asnjë shqiptarë nuk është pjesë e Njësisë Speciale “TIGRAT” në Maqedoninë e Veriut, shkruan arbresh.info.
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, njëherit edhe nënkryetar i LSDM dhe bartës i kampanjës parazgjedhore, po kërkon votën e shqiptarëve në Haraqinë, Kumanovë e Shkup, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“I njejti prej pozicionit Ministër i Punëve të Brendshme nuk lejon që në Njësitin Special Tigrat të ketë asnjë shqiptarë”, bëjnë të ditur burime të portalit arbresh.info brenda policisë.
Për këtë çështje është kontaktuar edhe Zyra për Medie e kryeministrit, Zoran Zaev, në lidhje me mos përfshirjen e shqiptarëve, por të njëjtit kanë refuzuar të përgjigjen, duke kërkuar që këto për këto informacione të kontaktohet Ministria e Brendshme.
Portali arbresh.info ka thirrur disa herë zyrën e ministrit Spasovski, por nuk i janë përgjigjur telefonatave, sikurse edhe vetë Spasovski pyetjeve të dërguara përmes adresës elektronike.
“Spasovski me sjelljen e vet pengon avancimin e kuadrit shqiptar mbrenda MPB-së”, thotë ky burim.
Në lidhje me mos praninë dhe nëse ka ndonjë përpjekje për të përfshirë shqiptarët në njësinë “TIGRAT” të Maqedonisë së Veriut, është kontaktuar edhe zëvendësministri në Ministrinë e Brendshme, Nazim Bushi, që vie nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave të portalit arbresh.info.
Sipas të njëjtit burim, shqiptarët padrejtësisht për gjithë këto vite nuk janë avancuar në hierarkinë policore, sikur që edhe asnjë pjesëtarë nuk është i përfshirë në njësinë “TIGRAT”./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...