Google ADS

Shtohen masat e sigurisë në Prishtinë, rritet fluksi i qytetarëve për t’u kthyer

15:17 | 12 Prill 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në tërë kryeqytetin e Prishtinës për të kontrolluar automjetet të cilat hynë e dalin.

Tek Zona Industriale Prishtinë- Fushë Kosovë, vërehet një kontroll i shtuar nga Policia e Kosovës.

arbresh.info ka marrë pamje ku shiheshin makinat të cilat hynin në Prishtinë duke u ndaluar nga forcat e rendit ku po u kërkohej leja e qarkullimit.

E kjo ka bërë që kolonat në hyrje të Prishtinës të shtohen edhe më shumë.

Ndërsa kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që banorët të cilët ndodhën jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësi të kthehen sot deri në ora 17:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme