Google ADS

Shpend Ahmeti ndan 100 mijë euro të vendos kamera në Prishtinë

08:05 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Shumë shpejt territori i Prishtinës do të mbulohet me kamera.

Kjo pasi tashmë është shpallur edhe tenderi për këtë shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shpallur tenderin mE titull “Furnizimi dhe vendosja e kamerave të sigurisë në kryeqytet”.

Tenderi për të cilin data e fundit për aplikim është 7 janari kap shumën e 100 mijë eurove.

Ndërsa në përshkrimin e lëndës thuhet kamerat do të vendosen në hapësirat publike.

“Vendosja e kamerave të sigurisë në hapësirat publike për monitorimin, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pronës publike”, thuhet në njoftim.

E për të parë se saktësisht në cilat pjesë të kryeqytete do të vendosen kamerat arbresh.info ka kontaktuar me zëdhënësen e Komunës, Miranda Mullafazliu.

Ajo ka bërë të ditur se detajet gjenden në faqen e komunës.

“Te kontratat e hapura është dosja e tenderit dhe e merrni aty”, ka thënë ajo.

Por në faqen e komunës nuk gjendet dosja e këtij tenderi.

Arbresh.info ka provuar përsëri të kontaktojë me Mullafazliun, por që ajo nuk e ka hapur telefonin.

Kujtojmë se në korrik të këtij viti kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se vendosja e kamerave do të fillojë në vjeshtë.

Ai gjithashtu përmes një postimi në Facebook pati bërë të ditur se kjo do të bëhet pasi numri i aksidenteve në vend është shqetësues.

“Numri i aksidenteve në Kosovë qe një kohë është bërë shqetësues. Shpejtësia e pakontrolluar dhe mospërshtatja ndaj kushteve atmosferike janë shkaqet kryesore që shkruhen në raportet e aksidenteve. Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do t’i mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi i veturës me dënime të papaguara nga viti i kaluar”, kishte shkruar Ahmeti atë kohë.

Ndryshe për vendosjen e kamerave të sigurisë në Prishtinë pavarësisht se është parashikuar vlera prej 100 mije euro në tender thuhet se një nga kriteret e dhënies së kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët./arbersh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme