Google ADS

Shefi i ri i CIA-s pati premtuar se nuk do të inkurajojë asnjë hap që do të dëmtojë pavarësinë e Kosovës

08:26 | 19 Mars 2021
arbresh.info

Senati amerikan konfirmoi unanimisht emërimin e veteranit diplomatik Ëilliam Burns si drejtorin e ri të CIA-s.

Gjithçka ndodhi shpejtë pasi senatori Ted Cruz, një Republikan nga Teksasi, tërhoqi kundërshtimin e tij ndaj emërimit të tij, transmeton portal arbresh.info.

Burns në shkurt të vitit 2012, kishte takuar ish-presidenten, Atifete Jahjaga, dhe asokohe ish-kryeministrin Hashim Thaçi, shkruan arbresh.info.

Në cilësinë e zëvendëssekretarit amerikan të shtetit, Burns ka shprehur mbështetjen dhe interesimin e ShBA-së, për përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit, përfshirë Kosovën, drejt integrimeve euroatlantike.

“Zotëri Burns tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në skenën ndërkombëtare, rajonale dhe atë të brendshme dhe nuk do të inkurajojë asnjë hap që do të dëmtojë pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentit.

Në takim Burns ishte i shoqëruar nga zëvendësndihmëssekretari i shtetit, Philip Reeker dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell.

Një varg takimesh figurojnë edhe tek uebfaqja e Zyrës së Kryeministrit për kohën sa ishte Hashim Thaçi në krye të ekzekutivit, por kur klikohet në to, paraqiten bosh.

Burns është një ish-ambasador në Rusi dhe Jordan, i cili shërbeu në Departamentin e Shtetit dhe nën presidentët demokratë dhe republikanë për më shumë se 30 vjet.

Muajin e kaluar, ai premtoi të siguronte inteligjencë “të paprekur” për Shtëpinë e Bardhë.

Në atë fjalim, ai e përshkroi Kinën si “provën më të madhe gjeopolitike” për Shtetet e Bashkuara dhe tha se Rusia, megjithëse në një farë mënyre një fuqi botërore në rënie, përsëri paraqet një kërcënim përçarës dhe të fortë./arbresh.info/

Senati e konfirmon: William Burns drejtori i ri i CIA-s

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme