Me ardhjen e verës dhe mërgimtarëve, në Kosovë fillon sezoni i dasmave, e natyrisht që për këto dasma shpenzohen edhe mijëra euro për blerjen e arit.
Ari ndryshe është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.
Ndryshimi i çmimeve të arit ndodhë varësisht nga politikat fiskale të cilat e bëjnë shtetet e mëdha nëpër botë.
Punimi i arit, rikonstruktimi apo restaurimi i tij kalon nëpër disa faza, dhe si i tillë ari mbetet gjithmonë investim.
Riparimi i arit nuk merr kohë kjo për faktin se punimi me aparaturat e nevojshme dhe përkatëse lehtëson gjithçka, për arbresh.info e thotë Shkelzen Kurti, artarë. Madje, ai thekson se dashuria për profesion e tij e bënë atë edhe më të përkushtuar.
“Për neve për këtë përvojë të madhe që e kemi mbi 35 vjet nuk më ka ndodh mos me riparua. Ne këto i punojmë me dëshirë, i përkushtohemi punës me seriozitet”, shpjegoi Kurti.
Kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, Enver Pakashtica për arbresh.info, tha se rritja e vlerës së arit përputhet me politikat fiskale që bëhen nga shtetet e mëdha e ndërkaq Pakashtica tha se në Kosovë ani pse ishte pandemia prapë nuk ka pasur rritje të papërballueshme.
“Te ne çmimi i arit është sikur para pandemisë d.m.th sikur në shkurtin e viti të kalum, për momentin është ai çmim, një periudhë sa ish fluksi i pandemisë pat ngritje të arit diku 7-8%, por prape ka rënë në vlerën sikur para pandemisë”, tha Pakashtica.
Pakashtica tutje tregoi edhe se prej nga merret ari e që sipas tij pjesa dërrmuese vie nga riciklimi i arit.
E interesimi i blerësve dallon, shumica prej tyre interesim shfaqin për rrathë të gishtave, unazat princess me guri për fejesa.
“Më shumë janë të interesuar për rrathë të gishtave, janë do unaza princess që i thonj me një guri për punë të fejesave ato i marrin ma s’shumti edhe për martesa po i presim se masi veç u lejuan dasmat te shohim sivjet a ka diçka se hale nuk jem tu ditë çka është tu u kërkua në treg”, tha Pakashtica.
Në çdo dasmë apo fejesë nuk ka se si të mungoj lira e si e tillë çmimi i saj shkon në 340 euro.
Shkelzen Kurti, për arbresh.info shpjegon se cilat janë kërkesat e blerësve më shumë.
“Po më shumë shkojnë këto unazat e fejesës, rrathët, këto me guri ka edhe kërkesa tjera por që më shumë janë të këto”, tha Kurti.
Pa dyshim që pandemia ka ndikuar edhe tek arëtarët dhe si e tillë Pakashtica thotë se arëtarët i ka prek jashtëzakonisht shumë.
Tani kur fillon edhe sezoni i dasmave Pakashtica thotë ka të interesuar por në numër të vogël, tutje ai thotë se mërgimtarët janë infuzion në këtë sezon.
Ndryshe, sipas artarëve, para pandemisë çmimi i arit ishte për 5 euro më lirë për gram, ndërsa tani një gram kushton prej 45 e deri në 55 euro, apo ndryshe, 1 kg ari kushton 55 mijë euro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...