Sezona 2022/23 ka qenë njëra ndër më dramatiket dhe më të shikuarat që nga paslufta në basketbollin kosovar.
Nga fillimi deri në fund emocionet, drama dhe intenziteti i lartë I lojës arrinin kulminacionin e tyre, shkruan Arbresh.info.
Se ka qenë njëra ndër sezonet më dramatike tregon edhe statistikat dhe fitimi i trofeve.
Tri kupat kryesore u shpërndanë nëpër tri qytetet e mëdha që jetojnë me basketboll.
Peja arriti të triumfoj për të fituar titullin kampion, pas një decade të plotë, kurse Trepça arriti të fitoj Kupën e Kosovës, trofeun e dytë më të rëndësishëm.
Pa trofe nuk mbeti as Sigal Prishtina që fitoi Superkupën e Kosovës.
Sezoni nuk nisi si zakonisht me zhvillimin e turnout të Superkupës, mirëpo filloi direkt me Superligën e Kosovës.
Superkupa u luajt në dhjetor të vitit 2022, në kryeqytet, me nikoqirët Prishtinën që tirumfuan në finale ndaj Trepçës, të parën pas 10 viteve të plota.
Një tjetër finale do t’i përballte këto dy skuadra, në shkurt të vitit 2023, në kuadër të Final 8, Kupës së Ksovës, në Rahovec.
E këtu Trepça ‘morri hak’ ndaj Prishtinës, për humbjen që ua kishte shkaktuar Sigali në Superkupë të Kosovës.
“Minatorët” arritën të triumfonin ndaj kryeqytetasëve për të fituar kupën e dytë rresht pas asaj në Pejë në vitin 2022.
Njëri trofe në Prishtinë e tjetri në Mitrovicë.
Për trofeun e tretë dhe më të rëndësishmin do të vendosej në Mitrovicë.
Aty ku Trepça dhe Peja do të mbyllnin një sezon që arriti kulminacionin e shikueshmërisë.
Pejamët në ndeshjen e pestë në Mitrovicë, arritën të shënonin fitore për të arritur trofeun e shtatë në histori të klubit.
Në një ndeshje që u vendos pas vazhdimeve, Peja triumfoi 93-91, në Mitrovicë, në Minatorin e stërmbushur që nuk njihtë humbje në Play-off.
Kështu u mbyll një super sezon basketbollistik, një ndër me të luftuarit që nga paslufta në Kosovë./Arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha