Nga dita e martë Bashkësia Islame e Kosovës ka nisur dezinfektimi i xhamive në të gjithë Kosovën.
Të martën dezinfektimi ka nisur në xhamitë e kryeqytetit, ndërsa ditëve në vazhdim dezinfektimi do të vazhdoj në të gjitha xhamitë e vendit.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Ahmet Sadriu .
Ai, po ashtu bëri të ditur se i’u është kërkuar të gjithë këshillave të Bashkësisë Islamë në terren që të dezinfektohen të gjitha xhamitë si dhe zyrat ku qëndrojnë ata.
“Sot në Prishtinë është bërë dezenfiktimi i të gjitha xhamive, por kemi kërkuar prej të gjithë Këshillave tw BIK-ut në terren me bë një gjë të tillë, zyrat ku qëndrojnë nën juridiksionin e Bashkësisë Islame, duke përfshirë zyrat, lokalet, xhamitë dhe objektet përcjellëse që të bohet dezinfektimi i tyre”, ka thënë Sadriu për arbresh.info
Sadriu ka thënë se janë rreth 800 xhami në të gjithë Kosovën dhe se të gjitha do të dezinfektohen, ndërsa sa i përket masës për anulimin e faljes së xhamisë, ai tha se vendimi qëndron derisa të merret ndonjë vendim tjetër.
Ndryshe, deri të martën numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 19./arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...